Ingenious

EARLY BIRDS/ Maturantja nga Fieri regjistrohet në UET, Sintia: Ja pse zgjodha arkitekturën

Shkruar nga Liberale

“UET më përshtatet më mirë”, thotë Sintia Barxha, maturante në shkencat ekzakte në Fier, e cila ka ardhur në zyrën e pranimeve pranë Universitetit Europian të Tiranës për t’u informuar mbi regjistrimet paraprake për vitin e ri akademik 2024-2025.

Nuk ka dilemën e programit të studimit. Është e vendosur për të vijuar Arkitekturën, e cila ofrohet si diplomë e integruar 5-vjeçare.

“Është një degë që unë e kam me qejf. Ku ka dëshirë, pasion dhe vullnet, çdo gjë është e mundur dhe ecën mirë”, shprehet ajo, duke shtuar se ka dorë në pikturë dhe vizaton në kohën e lirë.

Është një profesion që ajo do ta ushtrojë në të ardhmen dhe do ta bëjë punën e jetës. “Dua të qëndroj në Shqipëri, pse jo të hap një zyrë në profesionin tim”.

Edhe pse është një studente me nota të mira dhe ka mundësinë të zgjedhë në morinë e universiteteve që ofrojnë Arkitekturën, ajo ka zgjedhur UET për disa arsye. Informacionin mbi këtë universitet e ka marrë nga disa burime dhe është e bindur se aty do të gjejë veten.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ka marrë informacione të vazhdueshme mbi shumëllojshmërinë e aktiviteteve që zhvillohen dhe ka krijuar një përshtypje të përgjithshme mbi atë se ç’ka ofrohet. Miqtë e saj, disa prej të cilëve vijojnë të studiojnë pranë këtij universiteti, i kanë folur më tepër mbi aktivitetin akademik dhe frymën mikëpritëse që gjen në çdo cep të këtij institucioni.

“Ata më kanë drejtuar dhe më kanë bindur më shumë. Përveç pedagogëve dhe ambienteve, kanë gjetur mbështetje. Nuk vijnë në shkollë me stres, është diçka që e bëjnë me qejf”, tregon maturantia më tej, e cila zgjodhi UET përkundrejt vëllait që ka eksperiencë studimesh në një universitet tjetër privat.

Prej muajit janar në UET ka nisur faza e pararegjistrimve. Gjatë kësaj kohe maturantët mund të regjistrohen në një nga programet e studimit që dëshirojnë, duke nënshkruar një kontratë për të përfituar me tarifë preferenciale vitet akademike. 

Po ashtu, prej vitesh UET ofron bursa ekselence për ata që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe bursa talenti për të rinjtë që spikasin në fushën e arteve. Pavarësisht se një student zgjedh një institucion privat apo publik të arsimit të lartë, ai duhet të ndjekë të gjithë hapat për regjistrim në shkollën e lartë, pas mbylljes së provimeve të maturës.

Pse të bëheni pjesë e UET

Një maturant i sapodiplomuar, me dilemën për të zgjedhur, apo me ëndrrën për të ndjekur një profesion të caktuar, gjen pranë UET mbi 53 programe studimi me dhjetëra profile.

Në vitin 2018 UET pësoi zgjerimin e madh, duke u shndërruar në një universitet polivalent, i cili ofron Diploma Profesionale 2-vjeçare, Diploma të Integruara të Ciklit të Dytë, studime në ciklin Bachelor, Master Profesional dhe Shkencor, si dhe ciklin e tretë të Doktoraturave.

Pesë fakultetet: Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale; Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturlës; Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ofrojnë degët më të preferuara në treg dhe që gjejnë punësim të shpejtë. Po ashtu, ofrohen edhe programe në gjuhën angleze, për studentët e huaj dhe ata që duan të kenë një eksperiencë ndryshe studimesh.

Universiteti Europian i Tiranës është i njohur për cilësinë që ofron, përkushtimin e stafit pedagogjik, kurrikulat e përzgjedhura me kujdes të cilat përditësohen çdo 5 vjet, infrastrukturën, jetën e “gjallë” studentore dhe mundësitë që ofron për integrim të suksesshëm në tregun e punës.

Në 2022 UET u akreditua për një periudhë 5-vjeçare nga Agjencia Britanike e Cilësisë, QAA. Sipas raportit përfundimtar Universiteti Europian i Tiranës i ka përmbushur plotësisht ato që njihen si 10 ESG-të apo standardet dhe udhëzimet e përcaktuara më 2015-n, për zonën europiane të arsimit të lartë.

UET ka dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi me universitete në rajon dhe Evropë. Në kuadër të programit Erasmus+, dhjetëra studentë kanë pasur fatin të zhvillojnë një semestër studimi në një nga vendet partnere. Kjo jo vetëm për të zgjeruar dijet, por edhe për të njohur aspekte të ndryshme të një kulture dhe shoqërie të re.

Gjatë dy dekadave jetë, UET ka qenë pioner, duke sjellë eksperiencat më të mira në arsimin e lartë. Kjo traditë është tashmë e shkrirë me logon e këtij universiteti.  

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH