Ingenious

E mbani mend tragjedinë e nëndetëses Titan? Shkaqet e shpërthimit mund të jenë zbuluar

Shkruar nga Laert MIRAKU

E mbani mend tragjedinë e nëndetëses Titan? Shkaqet e

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Nëndetësja Titan, e cila u shpërtheu në vitin 2023 gjatë një "zhutjeje për vizitorët" pranë vendit të mbytjes së Titanikut, pësoi probleme kritike fatale në trupin e saj prej karboni.

Më 18 qershor 2023, pesë pasagjerët e nëndetëses Titan humbën jetën në rreth 3800 metra nën nivelin e detit. Ata u mbytën në brigjet e ishullit Newfoundland (Kanada) për të vizituar rrënojat e Titanikut si pjesë e një ekskursioni të organizuar nga kompania amerikane OceanGate, por automjeti në të cilin ndodheshin u shpërtheu, duke i dënuar me një fund të tmerrshëm. Më pak se një vit pas aksidentit, një studim i Universitetit të Hjustonit synon të hedhë dritë të plotë mbi shkaqet e tragjedisë.

A i atribuohet shkaku i aksidentit "formës" së Titanit?

Ekipi i studiuesve nga universiteti Teksan ka shkruar një artikull të detajuar që fokusohet në disa aspekte morfologjike të nëndetëseve të vogla cilindrike, duke deklaruar se aksidenti mund të ishte shkaktuar nga papërsosmëritë minimale gjeometrike në strukturën e anijes. Do të ishte hera e parë që një element i këtij lloji të hulumtohet në thellësi, pra mundësia që një ndërprerje në formën e nëndetëses mund të ketë luajtur një rol vendimtar në rritjen e presionit të jashtëm, duke e shndërruar Titanin në një kafaz nga e cila ishte e pamundur të shpëtonte.

ANALIZA KOMPJUTERIKE

Nëpërmjet përdorimit të simulimeve virtuale, studiuesit kanë vlerësuar rezistencën mesatare ndaj paqëndrueshmërisë së "guaskës" së nëndetëses, nën presione të mëdha.

Roli i dëmtimit të "lëvoreve, skorjeve" të akumuluara nga Titani në udhëtimet e mëparshme

Fillimisht, u zbulua konformacioni i anijes, ndërsa pozicioni dhe forma e çdo defekti strukturor të padukshëm u hartua në një model tredimensional. “Falë kësaj pune, ekuacionet dhanë rezultate të qarta mbi rezistencën mesatare ndaj paqëndrueshmërisë së strukturave”, shpjegon Roberto Ballarini nga Departamenti i Inxhinierisë Civile dhe Mjedisit në Universitetin e Hjustonit dhe bashkëautor i studimit.

"Integriteti i Titanit mund të jetë cenuar nga dëmtimi i materialit të përdorur duke formuar skorje apo lëvore të akumuluara gjatë udhëtimeve të shumta të bëra përpara shembjes."

Trupi i Titanit ishte bërë nga fibër karboni, i ndjeshëm ndaj mikro-paqëndrueshmërive

Trupi i Titanit ishte bërë nga fibër karboni, një material që është shumë i ndjeshëm ndaj mikro-paqëndrueshmërive. Këto mund të përfaqësohen nga çarje mikroskopike ose fryrje të padukshme në lëvore që u shfaqën gjatë fazës së prodhimit ose të formuara gjatë përdorimit.

KARBONI "I SHKRIRË"

Presionet e mëdha nënujore do të ishin në gjendje të shkaktonin shkëputjen e fijeve të karbonit nga matrica që i rrethon, duke shkaktuar një efekt domino që do të përfundonte në dështim strukturor.

“Nëse trupi i Titanit do të kishte pësuar një dëmtim të tillë – përfundon Ballarini – në ngjeshjet ekstreme të përjetuara gjatë zhytjeve të fundit, ngurtësia dhe rezistenca e tij do të ishin ulur ndjeshëm, duke çuar në rezultatin katastrofik të misionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH