Ingenious

Lidhja e studentit me tregun e punës, EuroElektra në UET në një leksion të hapur për energjinë e së ardhmes

Shkruar nga Liberale

Lidhja e studentit me tregun e punës, EuroElektra në UET në

Ndotja mjedisore dhe ngrohja globale detyroi qeveritë botërore dhe industritë të kthejnë sytë nga energjia e rinovueshme. Me zhvillimet teknologjike, këto energji kanë sot një përhapje me të gjerë, ndërsa investohet në çdo sektor për të minimizuar përdorimin e lëndëve fosile dhe sigurimin e energjisë së pastër. Parqet fotovoltavike, sigurimi i energjisë elektrike përmes shfrytëzimit të energjisë diellore është një fushë që po zhvillohet vitet e fundit edhe në Shqipëri, me lincensimin e disa kompanive për prodhimin, instalimin dhe përdorimin e paneleve diellore.

Një prej këtyre kompanive është EuroElektra, distributore e brandeve më të njohura ndërkombëtare në sektorin elektrik dhe energjetik dhe specializuar në fushën e instalimeve të impianteve fotovoltaike, e cila zhvilloi një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës.

Kompania ishte e ftuar nga profesori i Departamentit të Inxhinierisë në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Dr. Fatmir Basholli, në kuadër të lidhjes së akademisë me tregun e punës, për t’iu ofruar studentëve jo vetëm njohuri, por edhe mundësi reale të punësimit dhe të zhvillimit profesional në një sektor dinamik dhe me perspektiva shumë pozitive.

“Studentët në auditor janë master shkencor për Inxhinieri Industriale. Ata vijnë në këtë leksion të hapur pasi kanë zhvilluar një lëndë për burimet e energjisë së rinovueshme”, sqaroi profesor Basholli.

Lidhja e studentit me tregun e punës, EuroElektra në UET në

E themeluar në 2008-ën, EuroElektra është e para në tregun shqiptar e cila ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh në sektorin fotovoltaik si për konsumator familjar ashtu edhe për biznese. Gjatë leksionit, ishin të pranishëm inxhinierë që demonstruan për studentët se si ndërtohet dhe instalohet një panel diellor e më tej për parqet fotovoltavike duke shpjeguar benefitet që kanë për shoqërinë.

Përfaqësuesit nga sektori i burimeve njerëzore folën për nevojën e rekrutimit të profesionistëve të fushave të ndryshme, duke e vënë theksin te ndërtimi i marrëdhënieve bashkëpunuese, dëshira për t’u zhvilluar dhe rritur profesionalisht. Në fund të leksionit, studentët patën mundësi të drejtojnë pyetje dhe të marrin informacionin që atyre iu nevojitej, sa i përket sektorit të energjisë së rinovueshme, por edhe pjesës së punësimit dhe integrimit në kompani të kësaj natyre.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH