Ingenious

Forumet UET/ Pse rriten çmimet e apartamenteve? Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve: Janë 20-fishuar taksat në sektorin e ndërtimit

Shkruar nga Liberale

Forumet UET/ Pse rriten çmimet e apartamenteve? Kryetari i Shoqatës

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, ishte i ftuari i radhës në Forumet e UET ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës në lidhje me sfidat që ka sot sektori i ndërtimit.

Ndër të tjera, Harizi iu përgjigj edhe shqetësimit të të pranishmëve mbi cilësinë e ndërtimit, por edhe rritjen  çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Sipas tij, kjo rritje e çmimeve justifikohet me rritjen e taksave në sektorin e ndërtimit të cilat gati janë 20-fishuar

“Ne kemi në Gjykatën Kushtetuese 20-fishimin e taksave të sektorit të ndërtimit. Dhe i kemi paguar 8 deri në 10 euro për metër katrorë, sot i paguajmë 300. Është ligj, nuk është se e themi ne. Dhe kjo ndodh me një ditë, kur e shikojnë që ndërtimi po ecën. Këto kosto kujtojnë se po na i rrisin neve, por në fakt po ua rrisin juve. Ndërtuesi është tranzitor në këtë kosto.

Ndërtuesit sot i grabiten nga bashkia 3% metra katrorë. Është ndërmarrje përtej nesh. Në 10 mijë metra katrorë ndërtuesi ka për të kompensuar 60% pronarë dhe shtet. Në 1000 euro për metra katrorë për shitje, 600 euro i ka kosto. Te 400 euroshi duhet ta ndërtojë dhe të fitojë pjesën e vet. Edhe kostoja e ndërtimit totale sot kalon 1000 euro. Çfarë shitet mbi 1000 mijë euro sot mund të quhet fitim për ndërtuesin.

Deri në 750 euro është kosto në exel për ndërtuesin, hekur, beton. Ka edhe kosto që ne strehojmë një familje 5 vjet, ka kosto financiare që ne këtu nuk e fusim”, u shpreh Harizaj.

Po ashtu, ai shtoi se rritja e çmimit nuk është trend i Tiranës, por edhe i vendeve në rajon e Europë.

“Më shtrenjtë është në vendet kufitare. Fakti është që apartamentet po shiten. Kullat faktikisht janë hotele, biznese. Nuk ka sot një kullë 5000 euro metri/katror. Janë çmime të dëshirueshme.

Sa i përket fuqisë blerëse, kemi rreth 30% kosovar në Kosovë, kosovar diaspore. Në Tiranë mbi 30% iu shiten të huajve. Në bregdet pjesa që u shitet të huajve është më e madhe akoma”, sqaroi Erjon Harizi, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH