Ingenious

FIIA organizon HR Club 2024/ Sfidat e reja në tregun e punës dhe politikat e kompanive për punësimin e studentëve

Shkruar nga Liberale

FIIA organizon HR Club 2024/ Sfidat e reja në tregun e punës dhe

I kthyer tashmë në një ngjarje të përvitshme, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës zhvilloi eventin HR Club 2024, me përfaqësuesit e Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanive, bizneseve që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit, projektimit, teknologjisë, programimit etj.

Kërkesa të larta për punësim dhe pak të punësuar. Çfarë kërkojnë kompanitë që nuk e gjejnë te studentët e sapo diplomuar? Sa të përgatitur dalin studentët në tregun e punës? Ku duhet të fokusohen më tepër universitet? Ishin këto disa nga çështjet që u shtruan gjatë takimit HR Club 2024, zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës.

Një takim i domosdoshëm, e cilësoi dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi eventin e përvitshëm HR Club. Kjo ngjarje solli në Universitetin Europian të Tiranës, përfaqësuesit e Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanive, bizneseve që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit, projektimit, teknologjisë, programimit etj., ku u fol për sfidat që kanë në gjetjen e kandidatëve të duhur për punësim, rritjen e bashkëpunimit me universitetin për të futur në kurrikula elementë të rinj që kërkon tregu, apo për të punuar me studentët më shumë skillsa të domosdoshëm

“Ky takim i përvitshëm është një llogaridhënie: ku jemi, çfarë kemi bërë në një vit më parë, çfarë duhet të përmirësojmë, angazhimet që duhet të ndërmarrim”, u shpreh më tej dekania Xhindi, duke identifikuar disa pika në të cilat ka punuar fakulteti që ajo drejton. Përveç punësimit dhe afrimit në auditorë të ekspertëve që vijnë nga tregu i punës, Xhindi tha se janë bërë propozime konkrete prej tyre për të përmirësuar kurrikulën në funksion të dinamikave të reja.

Përveç intershipeve, vizitave në disa kompani për të parë se si funksiojnë shumë prej proceseve të punës që mësohen në auditorë, prof.. Xhindi theksoi se po tashmë po bëhet praktikë që detyrat e kurseve të studentëve të trajtojnë probleme reale e të japin zgjidhje praktike.

Drejtuesja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Balfin Construction, Edlira Gjuraj kërkoi që këto takime të bëhen më të shpeshta dhe të rritet më tej interaktiviteti i kompanive me universitetin për të plotësuar nevojat që ka sektori. Gjuraj tregoi se sektori i ndërtimit në Shqipëri është në sfidë me digjitalizimin dhe duhet të punohet më tej në këtë pjesë.

Ka shumë elementë që mund t’i masterizojmë nëpërmjet ndryshimit të kurrikulave. Pse mos organizohemi, të ndajmë sugjerimet dhe propozimet tona për të hedhur hapa konkret”, u shpreh Gjuraj, duke propozuar zhvillimin e mëtejshëm të një laboratori për testim materialesh ndërtimi, që aktualisht zhvillohet jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të ndryshimit të kurrikulës, përgjegjësja e Departamentit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr Otjela Lubonja sqaroi se aktualisht po zhvillohen disa projekte në këtë departament që kanë këtë synim dhe po punohet për të përmirësuar tre lënë te Arkitektura: Teknologji Arkitekture 1; Shkenca e Konstruksioneve; Projektim Urbanistik 1.

Nga ana tjetër, dr. Ardiana Topi, përgjegjëse e Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës kërkoi bashkëpunimin e të pranishmëve për të hartuar një pyetësor dhe për të kuptuar nevojat që kanë kompanitë dhe vështirësitë që hasin për gjetjen e burimeve njerëzore.  

“Ju ankoheni që nuk keni profesionistë. Çfarë ndodh te kompanitë tuaja? Për të sapo diplomuarit, çfarë politikash keni? Studentët kanë vështirësi nga ana tjetër. Le të mendojmë një zgjidhje të dyja palët”, u shpreh Topi.

FIIA organizon HR Club 2024/ Sfidat e reja në tregun e punës dhe

Duke ndarë eksperiencat e tyre, disa prej kompanive që punësojnë prej vitesh studentët të UET, evidentuan disa sfida të reja që nuk kanë të bëjnë vetëm me përgatitjen profesionale, por edhe me aftësitë menaxhuese.

“Duhen parë aftësitë menaxhuese, skillsat, duhet të zhvillohen që nga universiteti. Biznesi nuk njeh aftësitë e njerëzve, njeh rezultatin, punën e mbaruar”, u shpreh Anisa Hysi, drejtuesja e HR në Orion Construction, kompani ndërtimi me të cilën UET bashkëpunon prej vitit 2016.

Më tej ajo këshilloi që të tregohet kujdes gjatë procesit të intervistave, të identifikohen së pari potencialet e të rinjve, por nga ana tjetër të mos krijohet një thyerje apo stepje e tyre.

Po të njëjtin shqetësim ndau edhe Majlinda Mishaxhiu, nga kompania Shell, me një përvojë 23-vjeçare në kantierë ndërtimi, por edhe pjesë e auditorëve universitarë. Mishaxhiu theksoi se universitetet duhet të bëhen bashkë dhe të ngrenë problemin e përgatitjes së të rinjve para se të vijnë në auditorë.

“Nuk kanë mënyrë të shprehuri, nuk kanë soft skills që është shumë e rëndësishme te inxhinierët. Përtej kësaj, ka rënë cilësia e nxënësve. Nuk kanë nocione, njohuri që duhet t’i kishin marrë më herët.”

U fol më tej për nevojën e zgjerimit të punës së Zyrës së Karrierës në elementë që kanë të bëjnë me trajnimin e studentëve, evidentimin e aftësive dhe prirjeve të tyre. Më tej kompanitë e teknologjisë dhe programimit ndanë sfidat e tyre në punën e përditshme, duke propozuar hapa të rinj bashkëpunimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH