Të sulmuar nga kritikët konservatorë, akademikë dhe debatet televizive, ekonomia liberale ka qenë vazhdimisht në luftë për të mbijetuar politikisht. Megjithatë, Conrad Waligorski argumenton se pretendimet për vdekjen e liberalizmit janë të parakohshme dhe shumë larg nga ajo e dëshirueshmja. Analiza e tij e teorive politike të John Maynard Keynes, John Kenneth Galbraith, Lester Thurow dhe Robert Reich zbulon pse ekonomia liberale mbetet një forcë e fuqishme në debatet mbi të ardhmen e kombeve të përparuara.
Në rubrikën e saj të përjavshme, “Liberale.al” sjell disa nga thëniet e Robert Reich, të cilat janë po aq reale pêr çdo vend tjetër demokratik
Citatet e përzgjedhura nga Robert Reich:
* Partia më e madhe në Amerikë, meqë ra fjala, nuk janë as demokratët dhe as republikanët. Është partia e jovotuesve.
* Ne nuk duam të jetojmë në një teokraci. Por duhet të mbajmë barriera nga qeveria e cila nuk ka punë t'i thotë dikujt se çfarë duhet të besojë ose si duhet ta jetojë jetën private.
* Nuk ka punë qeveria të dijë se çfarë bëjnë njerëzit edhe në dhomën e tyre private.
* Amerika shpenzon për drogën: më shumë për person se çdo komb tjetër në tokë, edhe pse amerikanët nuk janë më të shëndetshëm se qytetarët e kombeve të tjera të përparuara.
Robert Reich, Profesor i Politikave Publike në UC Berkeley, është tepër aktiv jo vetëm mbi pikëpamjet që shqetësojnë botën akademike në fushën e ekonomisë por edhe mbi zhvillimet e fundit politike në SHBA.
“Unë jam i shqetësuar se ata si ne të tjerët, që janë të përkushtuar ndaj demokracisë dhe për këtë arsye të përkushtuar për të luajtur sipas rregullave, po nënvlerësojnë gatishmërinë e republikanëve, teksa po thyhen rregullat për të zgjedhur Trump. Pse kjo nuk bëhet shqetësuese më gjerësisht?”, shtron pyetjen Robert Reich.
“Brenda një demokracie, ne shpesh mund të kemi liderë që nuk na pëlqejnë. Por ne kemi fuqinë t'i ndryshojmë ato në kutitë e votimit dhe përmes presionit të publikut,” thotë Reich në video-mesazhin e titulluar "Si Trump po ndjek mësimet e Hitlerit". Madje Reich beson që Trump është një fashist.
“Ne duhet të njohim kërcënimin e fashizmit kur ai shfaqet dhe të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta ndaluar atë”, shton Reich.
Trump thuhet se ka shprehur admirim për Hitlerin dhe kritikët argumentojnë se ai ka papagaizuar gjuhën e diktatorit me disa nga komentet e tij të fundit.
Sakaq, Waligorski argumenton se, pavarësisht dallimeve individuale, ekonomistët liberalë janë të lidhur së bashku nga një vizion i përbashkët për të mirën publike. Ndryshe nga kritikët e shumtë, ekonomistët liberalë ndahen në rolin që duhet të ketë qeveria si një “roje” kundër fuqisë së tregut. Për disa ekonomistë, një treg plotësisht i lirë nuk është padyshim tregu më i mirë për demokracinë; një treg i pakufizuar nuk garanton as drejtësi, as prosperitet dhe në kohën e Keynes pothuajse shkatërroi SHBA-në.
Waligorski shton se ekonomistë liberalë nuk janë teoricienë, por janë të angazhuar për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe politikës së botës reale. Në të vërtetë, të gjithë këta teoricienë kanë shkruar për një publik të gjerë, në përpjekje për të ndikuar në politikat publike dhe të gjithë kanë qenë aktivistë politikë dhe/ose këshilltarë në momente të ndryshme të karrierës së tyre.
Një vazhdim i përshtatshëm dhe shoqërues i librit të Waligorskit, “Teoria Politike e Ekonomistëve Konservatorë”, vepër kjo që ofron një sfidë provokuese ndaj sulmeve të pamëshirshme konservatore dhe liridashëse ndaj shtetit rregullator të mirëqenies. Sigurisht, debatet rreth ideve të mendjeve më brilante ndizen sa herë që ka zgjedhje politike.