Economicus

LIBERAL QUOTES/ “Kur zbuloni se korrupsioni shpërblehet dhe ndershmëria bëhet vetëmohim” – Nga Ayn Rand

Shkruar nga Aranit Muraçi

LIBERAL QUOTES/ “Kur zbuloni se korrupsioni shpërblehet dhe

Korrupsioni është parë gjithmonë si një çështje me shqetësim mbarëbotëror, veçanërisht në vendet në zhvillim, ku futet edhe Shqipëria. Në dritën e faktit se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë qartë se si të balancojnë koston e korrupsionit dhe inputit të mbikëqyrjes kundër korrupsionit, nga ana tjetër studiues të ndryshëm kanë dhënë prova sesi korrupsioni nëse nuk luftohet mund të kthehet në një kancer të rrezikshëm për mbarë ekonominë dhe shoqërinë.   

Pa institucione të forta ligjzbatuese dhe pa vullnet të hekurt politik, ai do të jetë gjithmonë prezent dhe shqetësues për shoqërinë.

Megjithëse korrupsioni ka tërhequr vëmendjen e studiuesve për shumë dekada, nuk ka marrë kurrë zgjidhje përfundimtare dhe mbetet një nga sfidat më të rëndësishme politike me të cilat përballen të gjitha vendet. Edhe pse metodat e luftës ndaj korrupsionit janë përmirësuar, atyre u mungon sërish besueshmëria dhe qartësia.

Ekonomistët dhe autorë të ndryshëm e kanë përshkruar qartë rrezikun për mbarë shoqërinë kur mungojnë mekanizmat në betejë të vërtetë ndaj korrupsionit, dhe kur një e tillë merr "vlerë" në vend të vlerës së punës.  

Më 2 shkurt 1905 filozofja dhe shkrimtarja amerikane (me origjinë ruse) Alissa Zinovievna, e njohur më mirë në botën letrare si Ayn Rand, lindi në Shën Petersburg, dhe vdiq në mars 1982 në Nju Jork. Ajo konsiderohet një ndër mendjet më të ndritura të shekullit të kaluar.

 “Liberale. al” në rubrikën e saj të përjavshme “Liberal Quotes” ka zgjedhur fjalët e Ayn Rand:

Kur vëreni se për të prodhuar duhet të merrni leje nga ata që nuk prodhojnë asgjë; kur shihni se paratë rrjedhin tek ata që nuk merren me produktin, por me favoret; kur kuptoni se shumë bëhen të pasur nga ryshfeti dhe nga influenca më shpejt dhe më tepër se nga puna jote dhe se ligjet nuk të mbrojnë kundër tyre, por përkundrazi, janë ata që mbrohen kundër teje; kur zbuloni se korrupsioni shpërblehet dhe ndershmëria bëhet vetëmohim, atëherë mund të pohoni, pa frikën se mos gaboni, se shoqëria ku jetoni është e dënuar të jetë e tillë”.

Pse disa vende e lejojnë korrupsionin dhe disa vende e luftojnë?

Buxhetet e qeverisë janë shumë të kufizuara dhe të paafta për të mbuluar kostot e masave rigoroze kundër korrupsionit. Edhe përpjekjet e vogla kundër korrupsionit sjellin përfitime shoqërore që tejkalojnë kostot e nismave të tilla.

Në një ekonomi, kur të ardhurat për frymë rriten në një nivel të caktuar, niveli optimal i investimit të mbikëqyrjes maksimizohet dhe bie ndërsa të ardhurat për frymë rriten, por gjithmonë ruan një nivel më të madh se zero. Me fjalë të tjera, ndërsa një shoqëri zhvillohet në një nivel të caktuar, të ardhurat për frymë rriten mbi "pragun e investimit të mbikëqyrjes", duke i lejuar qeverisë një buxhet fiskal më fleksibël.

Qeveria konsideron gjithashtu ndikimin negativ të korrupsionit zyrtar në mirëqenien shoqërore, duke ruajtur një nivel pozitiv mbikëqyrjeje, duke arritur një maksimum kur të ardhurat për frymë janë në “pragun e investimit të mbikëqyrjes”. Për më tepër, kur të ardhurat për frymë janë relativisht të larta, qeveria përcakton një proporcion të arsyeshëm dhe një normë pagash për personelin e mbikëqyrjes, në mënyrë që përfitimet e pritshme të zyrtarëve nga korrupsioni të mos kalojnë të ardhurat e tyre normale nga paga. Në një skenar të tillë, asnjë zyrtar racional nuk do të merrte pjesë në aktivitete korruptive.

Kur nivelet e korrupsionit të zyrtarëve janë heterogjenë, përqindja e zyrtarëve më të ndershëm është më e madhe dhe shkalla e ndershmërisë së tyre është më e lartë. Mund të ekzistojë një gamë mesatare e të ardhurave për frymë, ku një nivel optimal i inputeve të mbikëqyrjes rezulton në "korrupsion të pjesshëm". Në këtë skenar, qeveria duhet vetëm të mbajë inputin e mbikëqyrjes në një nivel që parandalon zyrtarët e ndershëm të përfshihen në korrupsion.

Kjo shpjegon pjesërisht pse vendet më të varfra kanë nivele më të larta korrupsioni krahasuar me vendet më të pasura kur mbikëqyrja e investimeve është në një nivel më të ulët. Për më tepër, kërkohet bashkveprim i të gjithë shoqërisë mbi sfidën e vazhdueshme të çrrënjosjes së korrupsionit në disa vende me të ardhura mesatare.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH