Nëse Amerika dëshiron të ruajë udhëheqjen e saj, si një lider në botë, ajo duhet të fokusohet më pak në mbajtjen e Kinës poshtë - shkruan The Economist
Nëse ka një gjë për të cilën bien dakord Partia Komuniste Kineze dhe shefat e sigurisë së Amerikës, ajo është se inovacioni është sekreti i epërsisë gjeopolitike, ekonomike dhe ushtarake.
Presidenti Xi Jinping shpreson se shkenca dhe teknologjia do ta ndihmojnë vendin e tij të kapërcejë Amerikën, si një vend lidet në botë. Duke përdorur si strategji politika që përfshijnë kontrolle të eksportit dhe sanksioneve, politikanët në Uashington po përpiqen të parandalojnë Kinën që vendi aziatik monopartiak të fitojë një avantazh teknologjik.
Strategjia e Amerikës nuk ka gjasa të funksionojë. Siç raportojmë këtë javë, - shkruan në analizën kryesore “The Economist” - shkenca dhe inovacioni kinez po bëjnë përparim të shpejtë. Strategjia e zgjedhur nga SHBA është gjithashtu e gabuar.
Nëse Amerika dëshiron të ruajë drejtimin e saj - dhe të përfitojë sa më shumë nga kërkimet e shkencëtarëve të talentuar të Kinës - do të ishte më mirë të fokusohej më pak në mbajtjen e shkencës kineze sa më poshtë vetes dhe më shumë në shtyrjen e vetvetes përpara.
/Liberale.al/