Bazuar në vlerësimin e mbrojtjes “de facto” të lirisë akademike që nga dhjetori 2022, përditësimi i Indeksit të Lirisë Akademike 2023 ofron një pasqyrë të gjendjes së lirisë akademike në 179 vende dhe territore. Liria akademike është në rënie për mbi 50% të popullsisë së botës - ku jetojnë 4 miliardë njerëz.
Përditësimi i këtij viti i AFI identifikon 22 vende dhe territore ku universitetet dhe studiuesit gëzojnë dukshëm më pak liri sot se 10 vjet më parë. Gjatë së njëjtës periudhë, liria akademike është përmirësuar vetëm në pesë vende të vogla, përfshirë edhe Malin e Zi nga të cilat përfitojnë vetëm 0.7% e popullsisë globale. Liria akademike është në stagnim në shumicën e vendeve (152), në mesin e të cilave bën pjesë edhe Shqipëria. Sipas koeficentit, vendi ynë mbetet pas të gjitha vendeve të rajonit sa i përket lirisë akademike.
Kështu, në vlerësimin e lirisë akademike, Shqipëria në raport me vendet e rajonit dhe me gjerë, nuk ka bërë përmirësime në dekadën e fundit, por nuk ka pasur as përkeqësime.
Indeksi i Lirisë Akademike (AFI) vlerëson nivelet e lirisë akademike në mbarë botën bazuar në pesë tregues: liria për të hulumtuar dhe për të dhënë mësim; liria e shkëmbimit dhe shpërndarjes akademike; autonomi institucionale; integriteti i kampusit; dhe lirinë e shprehjes akademike dhe kulturore. AFI aktualisht mbulon 179 vende, mes tyre edhe Shqipëria, dhe ofron të dhënat më të plota mbi temën e lirisë akademike.
AFI mbështetet në vlerësimet e 2,329 ekspertëve të vendeve në mbarë botën, pyetësorëve të standardizuar dhe një modeli statistikor të mirëpërcaktuar.
22 vendet ku liria akademike ka rënë janë shtëpia e më shumë se 50% të popullsisë së botës. Në Indi dhe Kinë, rëniet e konsiderueshme prekin gjithsej 2.8 miliardë njerëz.
Gjatë së njëjtës periudhë, nivelet e lirisë akademike janë përmirësuar vetëm në pesë vende të vogla, ku jetojnë vetëm 0.7% e popullsisë së botës.
Më i populluari prej tyre është Uzbekistani, një autokraci e mbyllur me një popullsi prej 34 milionë banorësh. Megjithatë, rezultati relativisht i ulët AFI i këtij vendi, megjithatë, tregon se universitetet dhe studiuesit ende përballen me kufizime të rënda.
Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, rënia e lirisë akademike lidhet qartë me autokratizimin, veçanërisht në Poloni, Hungari, Rusi dhe Bjellorusi. Kërcënimet për lirinë akademike lindin gjithashtu në demokracitë liberale, sidoqoftë, siç ilustrojnë të dhënat për dy qendrat e fuqishme akademike: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër vendet për të cilat AFI raporton po ashtu rënie të konsiderueshme.
Amerika Latine është gjithashtu e ndikuar rëndë, me përkeqësime në Uruguai, Meksikë, Nikaragua, El Salvador dhe Brazil.
Në zonën e Azi-Paqësorit, më shumë vende sesa në Amerikën Latine – me popullsi edhe më të madhe – përjetojnë rënie të lirisë akademike. Zhvillimet politike në disa vende – përveç Kinës dhe Indisë – kanë përmbysur ashpër zhvillimet premtuese në sektorin akademik: kjo është më e dukshme në Afganistan dhe Burma/Myanmar.
Mesazhi më shpresëdhënës i këtij viti, krahasuar me gjetjet e vitit të kaluar, është se numri i vendeve me përmirësime në lirinë akademike u rrit nga dy (Gambia, Uzbekistani) në pesë vende (Gambia dhe Uzbekistani plus Seychelles, Mali i Zi dhe Kazakistani).
Në përgjithësi, megjithatë, të dhënat e AFI sinjalizojnë një zhvendosje drejt një kahu më të ulët të lirisë akademike në botë, me rënie në të gjitha rajonet dhe në të gjitha llojet e regjimeve.
Politikanët kur vijnë në pushtet nuk e duan edhe aq shumë dijen prandaj edhe ndërhyjnë sa të munden për t'iu hequr lirinë universiteteve dhe akademikëve. (Siç tregon tabela, ka rënë liria akdemike në vendet me të kuqe, është rritur në vendet me blu dhe ka qëndruar në stanjacion për vendet e tjera ku bën pjesë edhe Shqipëria). /Liberale.al/