Sport

UEFA hap hetim për përshëndetjen ushtarake të lojtarëve turq

Shkruar nga Liberale
UEFA hap hetim për përshëndetjen ushtarake të lojtarëve

Përshëndetja ushtarake që lojtarët e skuadrës përfaqësuese turke kryen në ndeshjen kualifikuese me kombëtaren shqiptare pas golit të Tosun ka shfaqur polemika.

Këtë gjest lojtarët turkë e kanë përsëritur edhe në Stade de France në sfidën me Francën e Didier Deschamps sfidë kjo e mbyllur në barazimin 1-1.

Ky gjest nuk është pëlqyer aspak nga autoritetet shtetërore franceze që nëpërmjet ministres së Sporteve Roxana Maracineanu i kërkoi UEFA që të ndërmarrë masa ndaj Turqisë.

Qeveria e futbollit evropian reagoi menjëherë dhe bëri të ditur hapjen zyrtare të hetimeve për këtë sjellje të futbollistëve të përfaqësueses turke një pjesë e të cilëve me deklaratat e tyre kanë dalë në mbështetje të Erdogan.

UEFA konfirmoi se tashmë e ka caktuar inspektorin disiplinor që do të verifikojnë verifikuar nëse sjellja e futbollistëve turq në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ishte provokues apo jo. Megjithatë shumë të pakta janë gjasat që Shqipëria të përfitoi nga ndonjë dënim i mundshëm i Federatës Turke të Futbollit e cila mund ta hedhë me një gjobë.

Burimi Top Channel

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH