Aktualitet

E RËNDË/Gjendet një person i pajetë në liqenin e Pogradecit, ende i paidentifikuar

Shkruar nga Liberale
E RËNDË/Gjendet një person i pajetë në liqenin e

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se trupi i një të moshuari është dalluar nga banorët në bregun e liqenit, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH