Globi

Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën 4 persona me kombësi gjermane

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën 4 persona me kombësi

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën, 5 korrik, në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe dyshohet se u përfshi nga flakët. Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut. Aktualisht nuk ka informacione të tjera lidhur me shkakun e tragjedisë ajrore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH