Showbiz

U kurorëzua "Miss Portugalia", kush është transgjinorja që pretendon të fitojë titullin e më të bukurës në botë

Shkruar nga Liberale

Në muajin korrik, Rikkie Valerie Kollé bëri histori duke u bërë modelja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda 2023.

Pak muaj më vonë, Portugalia e bën sërish me Marina Machete, transgjinorja që fitoi titullin e gruas më të bukur në vendin e saj, ndërsa pretendon edhe "Miss World".

Lajmi se një stjuardesë transgjinore fitoi konkursin e bukurisë këtë vit po bën xhiron e internetit, me reagime të ndryshme për fitoren e saj.

Machete është femra e parë transgjinore që mban kurorën e “Miss Portugalisë” dhe siç tha ajo ndihet krenare për veten. Ajo është 28 vjeç, vjen nga Lisbona dhe ka gjatësi 1.90. Edhe pse ka lindur biologjikisht mashkull, vendosi t'i nënshtrohej një tranzicioni gjinor, pa dhënë ende publikisht më shumë detaje rreth procesit.

Para se të merrej me modele profesionale, ajo punonte si stjuardesë që nga viti 2018, ndërsa mediat ndërkombëtare nxjerrin në pah edhe programet e shumta sociale ku ajo ka kontribuar.

"Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë," shkroi ajo në faqen e saj të internetit pasi fitoi kurorën e lakmuar në konkursin e bukurisë.

"Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.

Më 18 nëntor 2023, ajo do të përfaqësojë Portugalinë në Miss Universe 2023 në San Salvador, El Salvador.

Edhe pse emri i saj shfaqet në lajmet e para në mbarë botën në njëzet e katër orët e fundit, profili i saj zyrtar në Instagram nuk i kalon 4000 ndjekës. Publikimet e saj numërohen në gishtat e njërës dorë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH