Gazetari Artan Hoxha ka sqaruar lajmin e videos erotike që qarkulloi në media. Ai thotë se brenda telefonit janë gjetur video të personazheve shumë të njohur të televizioneve shqiptare dhe showbizz.
“U aludua se bëhet fjalë për telefonat e një personazhi shumë të njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn” shprehet Artan Hoxha.
Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:
Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video.
Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje.
U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.
Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.
U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Nje sugjerim,
se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.
Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.