Atletja kampione e botës dhe fituesja e tre medaljeve olimpike Tori Bowie vdiq nga komplikimet e lindjes së fëmijës, sipas një raporti të autopsisë të marrë nga USA TODAY Sports.
Raporti nga Zyra e Ekzaminuesve Mjekësor të Qarkut Orange (Fla.) tha se Bowie kishte një "fetus të zhvilluar mirë", pasi vlerësohej se ishte 8 muajshe shtatzënë dhe po i nënshtrohej lindjes në kohën e vdekjes së saj në maj.
Zyrtarët thanë se komplikimet e mundshme që kishte Bowie, ishin shqetësimet me frymëmarrjen dhe eklampsinë, kur një person zhvillon kriza pas një rritjeje të papritur të presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, sipas Cleveland Clinic.
"Eklampsia zakonisht ndodh pas javës së 20-të të shtatzënisë. Është e rrallë dhe prek më pak se 3% të njerëzve me preeklampsi. Eklampsia mund të shkaktojë komplikime gjatë shtatzënisë dhe kërkon kujdes urgjent mjekësor," thotë Klinika e Cleveland. Mënyra e vdekjes ka qenë e natyrshme, sipas mjekësisë.
Vdekja e Bowie erdhi si një tronditje për komunitetin e pistave. 32-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Winter Garden, Florida më 2 maj. Bowie u gjet kur pficerët e policisë kryen një kontroll, pasi morën raportime për një grua rreth të 30-tave që nuk ishte parë prej disa ditësh.
"Ne kemi humbur një klient, mik të dashur, vajzë dhe motër," shkroi në Twitter Icon Management Inc., agjencia sportive që përfaqësonte Bowie. "Tori ishte një kampione… një fener drite që shkëlqeu kaq shumë! Ne jemi vërtet të thyer në zemër dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë."
Bowie fitoi tre medalje në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro, duke përfshirë argjendin në vrapimin 100 metra dhe bronzin në 200. Ajo gjithashtu vrapoi në stafetën 4x100 për femra, në të cilën Skuadra e SHBA fitoi medaljen e artë. Në fund të vitit 2017, Bowie ishte kampione bote në stafetën 100 dhe 4x100 për femra./Liberale.al