Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit. "Nuk mund të flas më, më telefononi sërish pas dy orësh", ka thënë ai për gazetarët, shkruan media serbe blic.rs.
Largimi i tij vjen pasi pamjet filmike bën xhiron e rrjetit, ku paraqisnin deputetin duke parë filma për të rritur gjatë një seance parlamentare në Kuvendin e Serbisë.
Steviq ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Kushtetuesen, Çështjeve dhe Legjislacionit. Mediat serbe e kanë kritikuar ashpër, për faktin se ai ka injoruar dhe neglizhuar gjatë një debati për një çështje të rëndësishme, siç është Kosova.
"Fakti që ai është anëtar i Komisionit për Kosovën dhe se vendbanimi i tij është Prishtina e bën lëvizjen e tij edhe më tronditëse! Sepse, duke pasur parasysh këtë, përgjegjësia e Steviqit është edhe më e madhe ", shkruan blic.rs, duke renditur edhe gjithë pozicionet e tjera drejtuese që ai ka./Liberale.al