Zhytësit kanë gjetur trupin e një shtetasit britanik, i cili u mbyt pasi u zhyt në një liqen italian për të shpëtuar djalin e tij. Aran Chada, 51 vjeç, u hodh në liqen, pasi djali i tij 14 vjeç u gjend në vështirësi.
Tragjedia ndodhi pasi ata kishin marrë me qira një varkë për pasdite në liqenin piktoresk Garda në veri të Italisë më 22 korrik, vetëm pak ditë pasi kishin mbërritur për të pushuar.
Dëshmitarët thanë se zoti Chada u hodh brenda kur Roman u fut në telashe dhe pasi e shtyu djalin drejt varkës, ai rrëshqiti nën sipërfaqe përpara familjes së tij.
Rojet bregdetare dhe ekipet e specializuara të zhytjes ishin zotuar se do të vazhdonin kërkimin e tij dhe vonë të martën në mbrëmje pas më shumë se tre javësh gjetën trupin e tij në një thellësi prej 316 metrash.
Një robot i specializuar nënujor dhe pajisje sonare ishin sjellë për operacionin dhe Chada u gjet rreth 800 metra larg bregut.
Partnerja Holly kishte ngritur alarmin dhe britmat e saj për ndihmë u dëgjuan nga varkat që kalonin të cilat lajmëruan ekipet e zhytjes së rojes bregdetare. Ai ishte personi i tretë që vdiq në liqen atë javë.
Që atëherë, një tjetër turist ka vdekur gjithashtu në liqenin Garda, një destinacion popullor pushimesh ku uji është shpesh i ftohtë dhe arrin në thellësi 350 metra.
Komandanti i rojes bregdetare Antonio Ragadale tha për MailOnline: “Ishte një kërkim i ndërlikuar dhe i vështirë, por ne kishim premtuar se do ta gjenim trupin e tij në mënyrë që familja e tij të mund të ribashkohej me të. Ishte më e pakta që mund të bënim sepse ai kishte qenë kaq i guximshëm në zhytjen në liqen kur pa djalin e tij të hynte në telashe".
Zyrtarët dyshojnë se burri pësoi një tronditje hipotermike, pasi uji ishte më i ftohtë se temperatura e ajrit, 38 gradë Celcius, e regjistruar ditën që ai vdiq.
Chada ishte drejtor shitjesh për një firmë të quajtur Global Energy Ventures dhe fqinjët e përshkruan atë si një "djalë të shkëlqyer"./Liberale.al