Një krim horror i zbuluar nga autoritetet kanë tronditur Francën. Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider, pronar restoranti dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi, pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler, më pas e copëtuan trupin e tij dhe i gatuan disa pjesë trupi për të fshehur gjurmët.
Duke rrëfyer krimin, Schneider i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë e largët ku jetonte viktima. Sipas dëshmisë së 69-vjeçarit, në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke i shkaktuar atij plagosjen dhe më pas vdekjen.
Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal.
Disa nga pjesët e trupit të viktimës 57-vjeçare u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.
Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai nuk po tregonte shenja jete.
Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.
Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tij telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.
Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje. Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji.