Globi

PAMJE RRËQETHËSE/ Babai "shembet" në gjunjë kur trupi i djalit të tij, nxirret nga rrënojat e sulmit rus në Kiev

Shkruar nga Liberale

PAMJE RRËQETHËSE/ Babai "shembet" në gjunjë kur

Forcat ruse kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022, në orët e para të së martës në Kiev, duke goditur një zonë banimi dhe duke lënë pas, 23 viktima.

Persona të rritur dhe fëmijë humbën jetën, ndërsa momenti prekës është kur një familje, një baba dhe një nënë, mësojnë se djali i tyre, i cili u nxor nga rrënojat pas disa orësh, është i vdekur.

Në pamjet e trishta që qarkullojnë në rrjete sociale, babai shihet duke rënë në gjunjë, ndërsa të afërmit dhe miqtë që janë pranë tij përpiqen ta mbajnë atë.

Sulmi i fundit rus konsiderohet ndër me vdekjeprurësit që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022. Ai vjen pas dy raundesh negociata mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ku palët shkëmbyen memorandumet me kushtet e tyre për të rënë dakord për një armëpushim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH