Conor McGregor goditi brutalisht me grushte një person që festonte, pasi piu deri në orën 6 të mëngjesit në një klub në Ibiza, të njëjtën natë kur ai festoi me Katie Price dhe yllin e Tottenham në lokalin e Wayne Lineker.
Conor McGregor e goditi brutalisht një person që po festontenë klubin famëkeq të natës Pacha në Ibiza të martën në mëngjes.
36-vjeçari ishte në bisedë me një burrë përpara se t’i vinte krahun rreth shpatullave dhe të hidhej në pistën e vallëzimit në orën 5:53 të mëngjesit, ndërsa muzika vazhdonte me zë të lartë.
Ai i flet burrit për disa sekonda përpara se ta godasë me dorën e majtë, ndërsa në të djathtën mban një gotë me alkool .
McGregor, një ish -kampion i UFC-së, më pas jep një tjetër goditje vetëm disa sekonda më vonë duke e lënë festuesin në dysheme.
Irlandezi, i cili mbante veshur pantallona të ngushta të bardha dhe një këmishë bardh e zi, nuk është ndeshur që nga viti 2021 dhe është mbrojtur nga viktima e tij nga shoqëruesit e tij pasi e rrëzoi.
Më pas thuhet se McGregor u lejua të vazhdonte festën, ndërsa burri i goditur prej tij u nxor me forcë nga vendi i ngjarjes. Një pjesëmarrës në festë i tha “The Sun”: “Me sa duket është thënë diçka për ta bezdisur dhe ai ka reaguar shumë keq.”
Djali dukej sikur ra në dysheme dhe shokët e tij erdhën ta merrnin dhe ta largonin.
"[Nuk dukej të kishte ndonjë] pasojë për Conorin, por djali që ai goditi u mor me vete dhe unë nuk e pashë më." Përplasja e dhunshme ndodhi vetëm disa orë pasi McGregor u pa duke festuar me Katie Price në klubin e famshëm të Wayne Lineker, O Beach. McGregor mbante veshur pantallona të shkurtra të kuqe, një kapelë dhe syze dielli, ndërsa pinte një puro dhe argëtohej me turmën në një festë të çmendur gjatë ditës.
Price ndau një fotografi të dyshes në faqen e saj në Instagram me mbishkrimin: “Ti je legjendë”, pasi McGregor e etiketoi atë në story-n e tij dhe tha: “Përgjithmonë”. Mbrojtësi i Tottenhamit, Kevin Danso, gjithashtu postoi një fotografi me ish-luftëtarin në Instagramin e tij.