Një fëmijë palestinez largohet nga Rripi verior i Gazës drejt qytetit të Gazës pas urdhrave izraelitë për evakuim dhe sulmeve të vazhdueshme (Foto Getty Image)
Forcat izraelite bombardojnë Gazën, duke vrarë të paktën 60 persona që nga mesnata, pasi ushtria u urdhëroi palestinezëve në qytetin jugor të Khan Younis të largohen përpara një “sulmi të paparë”.
Udhëheqësit e Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kërcënojnë të ndërmarrin "veprime konkrete" kundër Izraelit nëse ky i fundit nuk i jep fund ofensivës së tij të ripërtërirë në Gaza, ndërsa 22 vende i kërkojnë Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave në enklavën e rrethuar.