Aktualitet

Tronditëse! Gjendet i groposur shqiptari në Greqi, dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale
Tronditëse! Gjendet i groposur shqiptari në Greqi, dyshimet e para

Trupi i pa jetë i një personi, i cili dyshohet se është i një shtetasi shqiptari u gjet i groposur në një fushë në zonën e Thebës.

Dyshohet se trupi i groposur i përket një 45-vjeçari të arratisur nga burgu i “Shën Stefanos” në Patra.

Mediat greke shkruajnë se ishin disa dokumente personale të gjetura brenda pantallonave të kufomës që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tij.

Dokumentet i përkasin një shtetasi shqiptar me të kaluar kriminale, por do të duhet të kryhet një ekzaminim antropologjik dhe materiali gjenetik i mbledhur nga trupi të krahasohet me atë të huajit të regjistruar në bankën e ADN-së së  Republikës së Greqisë për të konstatuar nëse ka përputhshmëri.

Sipas informacioneve të "Vradini.gr", autoritetet policore janë pranë zbulimit të identiteti pasi dokumenti i gjetur në rrobat e kufomës, konkretisht një patentë që një i burgosur e kishte marrë në vitin 2011 nga burgjet e Shën Stefanos Patrës dhe nuk ishte kthyer më në IEVP.

Oficerët e Sigurimit të Tebës kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur. Procesi i identifikimit do të zgjasë disa ditë por do të zgjidhë enigmën nëse trupi është i ish-të burgosurit shqiptar të Patrës.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH