Aktualitet

"Tronditëse", Basha: Nobeli, për dikë që mbronte autorin e tmerreve

Shkruar nga Liberale
"Tronditëse", Basha: Nobeli, për dikë që mbronte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson tronditëse e revoltuese dhënien e çmimit “Nobel” për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Në një mesazh në anglisht në “Twitter”, Basha thotë se kjo është një ditë e trishtë për vlerat tona.

“20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan Basha në “Twitter”

Kujtojmë që Handke mbronte dhe justifikonte krimet e Sllobodan Millosheviçit në Europë.

Marrja e Nobelit për Letërsi nga Peter Handke ka ngjallur reagime të shumta mes shqiptarëve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH