Georgina Rodrigez ndez rrjetin vazhdimisht me foto dhe video të ndryshme. Partnerja e yllit të futbollit, Ronaldos nuk është e njohur vetëm për lidhjen me të, por dhe për format bombastike ndër të tjera.
Rodrigez lindi në Argjentinë dhe u zhvendos më pas me familjen në Spanjë. Punonte pikërisht në Madrid ku u njoh edhe me Ronaldon, ndërsa ky i fundit luante me Realin.
Dhe prej aty jeta e saj mori një kthesë prej 360 grade. Rodrigez ka përfunduar po ashtu në pasarelat botërore, ndërsa fotot e saj tërheqin vëmendjen e ndjekësve.
Tashmë jemi në prag të verës nuk mund të mungojnë edhe foto "të nxehta" të modeles. Kujtojmë se Georgina është nëna biologjike e dy fëmijëve me sulmuesin portugez.