Showbiz

Zbulohet arsyeja, REAGIME të forta për reperin shqiptar, poston FOTO të femrave...

Shkruar nga Liberale

Zbulohet arsyeja, REAGIME të forta për reperin shqiptar, poston FOTO

Reperi i njohur Sinboy është rikthyer në vëmendje jo për muzikën, por për një seri postimesh në Instagram që kanë shkaktuar reagime të forta në rrjet. Këtë herë, artisti ka publikuar imazhe të vajzave të panjohura, të fotografuara nga pas në ambiente publike, duke lënë të kuptohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me disa prej tyre në një kohë shumë të shkurtër.

Në postimet e tij, Sinboy ka përmendur fillimisht se ka qenë me 6 vajz brenda vetëm dy ditëve. “A shkojmë për tetë?”, shkruan ai me ironi në një nga story-t, ndërsa në një tjetër shton: “Përkrahni këngën time të re, kam nevojë për para për prezervativë”.


Përveç pretendimeve, ai ka ndarë edhe vlerësime numerike për vajzat e fotografuara – pa zbuluar identitetet e tyre – duke nxitur zemërim të madh në publik. Në rrjetet sociale, komentuesit kanë dënuar ashpër mënyrën si reperi objektivizon dhe ul dinjitetin e grave, duke e akuzuar për seksizëm, përçmim dhe sjellje të papërgjegjshme.

 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH