Tre persona kanë dhunuar një efektiv të forcave “Shqiponja” në Laprakë sot, pasi nuk e kanë lejuar t’u kontrollonte makinën ku po udhëtonin.
Mësohet se në mesin e tre personave që dhunuan policin, ishte dhe një punonjës i Policisë së Vlorës.
Sipas infromacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se shoferi dhe dy pasagjerët, kundërshtuan kontrollin e makinës nga forcat "Shqiponja".
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.