Fotot e luanit të kequshqyer, me sy të infektuat, bënë xhiron e mediave botërore, gjë që solli edhe shpëtimin e kafshën nga Kopshti Zoologjik i Fierit.
Tani pas rreth një viti, luani Lenci ndodhet në qendrën Felida në Holandë ku ekipi që kujdeset për të e përshkruan si një luan miqësor, plot humor dhe aktiv, që i pëlqen të luajë dhe i tregon botës çdo mëngjes me zërin e tij mbresëlënës, që është një kafshë madhështore
Përveç tre luanëve, një ari dhe një zebër, disa dre, antilopë dhe dhelpra u hoqën gjithashtu nga kopshti zoologjik në Fieri, i cili është mbyllur që nga ajo kohë nga autoritetet shqiptare
Ariu u dërgua në Gjermani, zebra vdiq gjatë rrugës për në kopshtin zoologjik të Tiranës, antilopat janë të shëndetshme dhe dhelprat u lëshuan në liri.
Qendra Felida ndodhet në Nijeberkoop, një fshat i vogël në pjesën Veriore të Hollandës dhe kujdeset për luanët që diku dhe dikur kanë jetuar në kushte të vështira apo abuzive në robëri të plotë në cirqe apo kopshte zoologjikë anembanë botës
https://youtu.be/d6KIb2NJJog?t=58