Mohamed Ghadour shpenzon rreth katër orë çdo ditë duke krijuar video, e për t'i postuar më pas në TikTok. Ai fiton rreth 1 mijë-3 mijë dollarë në muaj. Edhe pse TikTok-u nuk është burimi i vetëm i të ardhurave tij, për të është thelbësor.
Ghadour thotë se shumë njerëz, që ai njeh po gjenerojnë deri në 10,000 dollarë në muaj nga shpërndarja e videove në TikTok. Jo vetëm ai, por edhe përdorues të tjerë të aplikacionit bashkëpunojnë me markat, duke shitur shërbime dhe këshilla nëpërmjet platformës.
[caption id="attachment_1254187" align="alignnone" width="976"] Mohamed Ghadour ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës[/caption]
Ai thotë se, rreth 60% e vlerës së fituar vjen nga krijimi i videove promovuese për produktet e teknologjisë. Megjithatë, audienca e Mohamed kryesisht përbëhet nga ndjekës të cilat shohin video edukative, të cilat ju tregojnë se si të bëhen të pasur.
Sipas një raporti të OKB-së, numri i të papunëve në botën arabe ishte rreth 14.3 milionë në vitin 2021, shumica e të cilëve ishin të rinj. Me telefonat celularë që ofrojnë kamera dhe aplikacione të avancuara si TikTok për shumë njerëz perspektiva e famës dhe pasurisë ka ndryshuar. /Përgatiti Liberale.al