Aktualitet

Tërmet i fuqishëm në Ekuador/ Humbin jetën 12 persona, ja epiqendra dhe magnituda

Shkruar nga Liberale
Tërmet i fuqishëm në Ekuador/ Humbin jetën 12 persona, ja

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregun jugor të Ekuadorit.

Ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete pas tërmetit me magnitudë 6.7, i cili goditi Ekuadorin pasditen e një dite më parë.

Provinca jugore El Oro ishte më e prekura, ku shërbimet e urgjencës kanë raportuar se njerëzit mbeten të bllokuar brenda shtëpive të shembura.

Njëmbëdhjetë vdekje ishin në El Oro dhe një në provincën Azuay, thanë autoritetet.Machala dhe Cuenca ishin ndër qytetet që pësuan dëmtime në ndërtesa dhe automjete, pasi shërbimet e urgjencës nxituan për të ndihmuar njerëzit.

Epiqendra ishte afër Balaos, rreth 80 km nga qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, Guayaquil ku jetojnë rreth tre milionë njerëz.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH