Aktualitet

Të burgosurit në grevë, shkarkohet drejtori i Burgut të Peqinit

Shkruar nga Liberale
Të burgosurit në grevë, shkarkohet drejtori i Burgut të

Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra. Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.

Prej më shumë se një jave, rreth 400 të burgosur në burgun e Peqinit vijojnë të protestojnë e madje një pjesë e tyre kanë hyrë edhe në grevë urie.

Shkak, janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.

Ndër të tjera, të burgosurit e burgut të Peqinit kërkojnë, amnisti gjithë përfshirëse 5 vjeçare, pa kritere. Burgimi i përjetshëm sipas tyre, duhet të përcaktohet me vite si në Bashkimin Europian dhe të jetë 20 vite.

Gjithashtu, ata kërkojnë që dënimi mos u shtohet nëse i kapin me celular të futur ilegalisht në qeli, si edhe reduktim të tarifave për per telefonatt qe u lejohen të bëjnë nga burgu.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH