Partia Demokratike ka reaguar pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme në Fier me përfaqësinë e naftëtarëve. N/ kryetari i PD-së, Edmond Spaho thotë se kreu i qeverisë nuk u dha asnjë zgjidhje, por i gënjeu për t'iu marrë votën.
“I gënjeu në 2016 për t'u marrë votën se do vazhdojnë punën dhe do t'u jepen të gjitha paratë, ndersa jepte garanci për investitorin që erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre që e sollën dhe iku.
I la naftetarët 26 ditë në grevë urie, duke u talluar ndërsa negocionte me ekipet e futbollit. I la që të lodhen, të dëshpërohen dhe në fund të pranojnë cfarëdo zgjidhje që siguron qoftë dhe ushqimin e pak ditëve për fëmijet, që të dalë para shqiptarëve si shpëtimtar”, shkruan ai.
Kryeministri Edi Rama pas takimit me naftëtarët u shpreh se çështja pagave të prapambetura nuk është çështje e qeverisë, por e kompanisë. Rama theksoi se në këtë takim naftëtarëve iu propozua një mbështetje financiare nga qeveria.