Aktualitet

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelos, plagoset bashkëshorti i saj

Shkruar nga Liberale

Shtëpia në San Francisko e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHB, Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e së premtes.

Personi i armatosur ka plagosur bashkëshortin e saj Paul Pelosi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe një motiv është duke u hetuar.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dënua në maj me pesë ditë burg për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe përfshirjen në një aksident me makinë. Ai zotëron një kompani të menaxhimit të pasurive të paluajtshme me bazë në San Francisko dhe gjithashtu zotëron një kompani financimi të sipërmarrjes./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH