Aktualitet

Sulmohet policia në veri të Kosovës, plagoset një efektiv

Shkruar nga Liberale
Sulmohet policia në veri të Kosovës, plagoset një efektiv

Një efektiv i Policisë së Kosovës është lënduar gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës mbrëmjen e kaluar.

Në një njoftim të policisë së Kosovës thuhet se, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit ‘Audi’, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH