Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë sa më shumë në zgjedhjet e kësaj të diele.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se është ndërtuar një traditë e mirë e zgjedhjeve, prandaj sot lë të fitojë Kosova.
“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkruan Thaçi./Gazeta Liberale