Aktualitet

‘S'ka presion që më kthen pas!’, kandidatja e PD-së për Fierin 'i jep zemër grupimit Alibeaj', e sigurt në fitore

Shkruar nga Liberale
‘S'ka presion që më kthen pas!’, kandidatja e

Eriselda Zotaj Çelaj, kandidatja e Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 majit, përmes rrjeteve sociale, ajo i bën thirrje qytetarëve fierakë të lënë pas ndasitë dhe të votojnë, për ta bërë “bashkinë blu”.

Nisur nga largimet e shumta të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë nga grupimi i Alibeajt, ajo thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht presionit apo çdo lloj bashkëpunimi, ajo ka reaguar.

Përmes rrjeteve sociale, ajo i bën thirrje qytetarëve fierakë të lënë pas ndasitë dhe të votojnë, për ta bërë “bashkinë blu”. “Theksoj se pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier”, thotë Çelaj, e sigurt në fitore.

Statusi i plotë i Eriselda Zotaj Çelaj, kandidatja e Partisë Demokratike për Fierin:

Zyrtarisht, jam në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, si Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier.

Theksoj se pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas!

Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.

Ndaj, ftoj:

Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.

Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundërshtarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm:

Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyre, në Partinë Demokratike !

Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë

PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË!

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH