Sociale

NDODH MREKULLIA! Rasti i parë në Shqipëri, gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut sjell në jetë beben e shëndetshme

Shkruar nga Liberale

NDODH MREKULLIA! Rasti i parë në Shqipëri, gruaja me

Një rast suksesi u arrit tek një paciente e diagnostikuar përpara shtatzënisë me trombocitopenia, purpure idiopatike, falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky lajm i mirë u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

"Falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër gjinekolog, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” është arritur një rast suksesi tek një paciente e diagnostikuar përpara shtatëzanisë me trombocitopenia, purpure idiopatike.

Falë kësaj ndërhyrje pacientja dhe bebi i saj gëzojnë shëndet të plotë
Ky është rasti i parë në Shqipëri i dokumentuar që një shtatëzani e tillë të shkojë deri në muajin e 9-të duke shpëtuar jeten e nënës dhe vogëlushit të saj.

Mirënjohje nga ekipit të mjekëve: Prof.Dr. Eliona Demaliaj, Dr. Marinela Lica, Dr. Zef Delia, Dr. Adela Perolli dhe Dr. Spiro Dama.", shkruan Koçiu.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH