Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend iu drejtua komuniteteve dhe publikut, për një bashkëpunim më të madh në rastet e zjarrvënieve.
Balla u shpreh se nga qytetarët duhet të sinjalizohen menjëherë shërbimi zjarrfikës për të vënë nën kontroll jo vetëm vatrat e zjarrit, por për të çuar para drejtësisë edhe zjarrvënësit.
“Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.