Keyetari i PSD-së, Tom Doshi, i ka çuar kandidatët socialdemokratë të Lezhës që të vizitojnë Kishën e Laçit për të marrë bekimin e Shna Ndout, teksa ka nisur fushata për zgjedhjet e 11 majit. PSD me tre deputetë në zgjedhjet e kaluara synon më shumë se 5 mandate në zgjedhjet e ardhshme, duke pretenduar një deputet në Lezhë, një më tepër në Tiranë, pse jo edhe për të bërë surpizë në një qark tjetër.
“Sot, me rastin e nisjes së Pelegrinazhit të 13 të martave, me kandidatët e Lezhës vizituam Kishën e Laçit. Kërkuam bekimin e Shna Ndout, Shenjtit të dashur për të gjithë shqiptarët.
Në këtë ditë të madhe, lutem që Shna Ndue t’ia plotësojë të gjitha lutjet kujtdo dhe të vazhdojë të bëjë mrekulli për popullin tonë”, shkroi Tom Doshi krahas fotos me kandidatët për deputetë në Lezhë, teksa vizituan sot kishën e Laçit.