Politikë

Vrasësi i policit në Fier FOTO me deputetin e PD, Luan Baçi: Ishte çun i mirë në atë kohë!

Shkruar nga Liberale

Vrasësi i policit në Fier FOTO me deputetin e PD, Luan

Azgan Mërnica, autori vrasjes së efektivit të forcave "Shqiponja" dje në Fier, ka qenë pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Autori ka pozuar në zgjedhjet e shkuara në krah të deputetit demokrat të Fierit, Luan Baçi më 3 Prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar deputeti Baçi, i cili ka theksuar se e njeh autorin, ndërsa thotë se “{në kohën kur e kam njohur ka qenë çun i mirë”.

“E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 ka bërë foto me mua, nuk ka qenë kriminel, por familjar dhe i ndershëm. E dënoj veprimin e tij. Shpreh keqardhje.

Më kot mundoheni të më impresiononi me foto të tilla. Disa patronazhistë dhe bravistë që kanë ardhur edhe ne tani, unë jam Luan Baçi dhe nuk tërhiqem as nga SPAK, BKH dhe asnjë presion tjetër. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë duhet të jenë çdo ditë këtu”, tha deputeti Baçi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH