Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën sot, ku ka kërkuar 4.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ku me gjykim të shkurtuar dënimi përfundon me 3 vite, dhe një vit e 6 muaj burg për Alma Kaçin, së cilës i konvertohet me 1 vit heqje lirie nga gjykimi i shkurtuar.
Të dy të pandehurit akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv.
Safet Gjici u arrestua në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.
Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.
Që prej asaj periudhe Gjici ndodhet në qeli, ndërsa Kaçi në "arrest shtëpiak".