Politikë

"Ti je legen”/ Degradon debati mes Bardhit dhe Braçes në Kuvend: Je palaço, ordiner....

Shkruar nga Liberale

"Ti je legen”/ Degradon debati mes Bardhit dhe Braçes në

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, teksa kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

Deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.

“Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.

Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.

Bardhi: “Kur shkel Kushtetutën, palaço je. Kujt i thua ordiner ti?”

Braçe: “Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!”

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH