Politikë

Tavo: Kur të fitoj Himarën do ftoj Gjikurinë të punojë si nënkryetar i bashkisë

Shkruar nga Liberale
Tavo: Kur të fitoj Himarën do ftoj Gjikurinë të punojë

Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, në një interviste për CNN grek ka ftuar Petro Gjikurinë që ky i fundit të punoje me të si nënkryetar i bashkisë.

I bindur se do të fitojë këto zgjedhje, Tavo tha:  “Kam një pyetje që dua ta bëj nga këtu. Nëse Petro Gjikuria – i ardhur nga Amerika dhe është kaq i interesuar dhe është logjike që të ndihmojë Himarën – humb zgjedhjet, të cilat do t’i humbasë, do të qëndrojë këtu për të kontribuar për të mirën e Himarës? Për të kontribuar në zhvillimin e Himarës pas disfatës së tij?

Unë kam një propozim. Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në stafin tim pas zgjedhjeve dhe pse jo të vinte si nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës, këtë e them publikisht. Unë jam duke pritur për të. Pres përgjigjen e tij”, tha Tavo.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, si dhe kryetarët e PD-së së Vlorës dhe Himarës, Atird Hoxha dhe Afrovita Dhimojani kanë zhvilluar këtë të hënë takime në mbështetje të kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH