Politikë

SKANDALI te Onkologjiku, Edi Rama nesër mbledhje me shefat e shërbimeve të QSUT-së! Çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Liberale

SKANDALI te Onkologjiku, Edi Rama nesër mbledhje me shefat e

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë takim me shefat e shërbimeve të QSUT-së. Mbledhja do zhvillohet për të diskutuar lidhur me skandalin e Onkologjikut, ku mjekët e këtij sektori nuk ofronin shërbimin e nevojshëm për pacientët me tumor, por i drejtonin tek klinikat private për të marrë trajtimin mjekësor.

Takimi është parashikuar të zhvillohet në orët e paradites, ndërsa kreui qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Deri më tani nuk është zbardhur agjenda e kësaj mbledhje.

Kujtojmë që më 25 qershor, Prokuroria e Tiranës njoftimi për një skemë të krijuar nga mjekë të repartit Onkologjik, për transferimin e pacientëve me tumor drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve drejt klinikave private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT,” citohet në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës i cili u shpërnda për mediat më 25 qershor.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH