Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën. Burime për mediet bëjnë me dije se seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) do të rinisë në orën 13:30.
Avokatët e Metës kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen, ndërsa mësohet se ish-presidenti ka debatuar ashpër me prokurorët në sallën e gjyqit.
Ish presidenti u vu arrestua mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.