Politikë

Njihet sot me masën e sigurisë, Meta del nga Blloku i Sigurisë dhe niset drejt GJKKO

Shkruar nga Liberale

Njihet sot me masën e sigurisë, Meta del nga Blloku i Sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta është nisur drejt GJKKO, pasi doli nga Blloku i Sigurisë tek rruga “Mine Peza” rreth orës 09:00, ku ndodhej prej ditës së hënë (21 Tetor), pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku.

Kujtojmë se ndaj Metës rëndojnë 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH