Politikë

Shkrirja e Teatrit "Migjeni"/ Flutura Açka: Njerëzit e kulturuar nuk kanë nevojë të kthehen në organikë bashkie

Shkruar nga Liberale

Shkrirja e Teatrit "Migjeni"/ Flutura Açka: Njerëzit e

Deputetja demokrate dhe shkrimtarja e mirënjohur, Flutura Açka, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me vendimin e Bashkisë Shkodër për shkrirjen e Teatrit “Migjeni”.

Açka ka reaguar duke thënë se ta quash “organikë bashkie” një aktor shkodran, do të thotë se diçka nuk shkon me Shkodrën. Ajo tha se njerëzit e kulturtuar nuk kanë nevojë të kthehen në organikë bashkie, më pas në “ushtarë për një rrogë” e më pas në “patronazhistë për një votë“.

Reagimi i Flutura Açkës:

Pse u mërzitën sot kaq shumë çunat e Shkodrës?!

Ja shkresa, bashkë me fjalën magjike.

Nëse është normale që nga aktor shkodran të quhej në organikën é bashkisê karpentier, atëherë diçka nuk shkon me Shkodrën, jo me botën.

Njerëzit e kulturuar të Kulturës Shqiptare, nuk kanë nevojë të kthehem në organikë bashkie, që pastaj të kthehem në ushtarë për një rrogë e pastaj patronazhistë për një votë.

Këtë transformim njerëzor é kulturor që sjell politika po ngre si shqetësim. Pse u idhnut kaq shumë?

Pastaj unë për Nderin tuaj po flas, që të mos hyni në histori si shkrirës teatrosh, por si mbajtës tē autoritetit të lartë të Teatrit Migjeni! Kaq ēshtë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH