Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Kapri ishte akuzuar nga SPAK për abuzim me një tender për blerje drush zjarri me vlerë 9.2 milionë lekë në vitin 2017. Pak ditë më parë si fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm.
SPAK e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Me një vendim te GJKKO-s Kapri u lirua nga burgu.
SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.