Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese Marsida Xhaferllari nga shyqrtimi i ankimit për masën e sigurisë detyrim paraqitje si antikushtetuese.
Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. Berisha përmes avokatëve të tij kërkoi që mos jetë gjyqtarja Marsida Xhaferllari.
Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Kërkesa u rrëzua pasi sipas trupës së 7 gjyqtarëve ishte e pabazuar në prova.
Seanca për Berishën do të mbahet më datën 19 nëntor.