Politikë

Sali Berisha anulon konferencën e parashikuar, kreu i PD niset menjëherë drejt Gjermanisë!

Shkruar nga Liberale

Sali Berisha anulon konferencën e parashikuar, kreu i PD niset

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të jetë i pranishëm në Kongresin Elektoral të CDU-së, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Lideri i PD ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim ky i cili pritet të mbahet në Romë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH