Politikë

Rama takim me fermerët në Berat: Të jesh pjesë e BE, është si ‘të vësh’ mushkëri të reja, s'duhet humbur ky shans!

Shkruar nga Liberale

Rama takim me fermerët në Berat: Të jesh pjesë e BE,

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qytetet e Shqipërisë, në javën e dytë zyrtare të fushatës elektorale.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se të jesh pjesë e BE është njësoj si të vësh mundësi të reja. Sipas tij, ky është një shans që nuk duhet të humbet dhe se me futjen në BE do të mbështetemi nga më ‘të fuqishmit’.

“Kush jeton në fshat duhet ta lërë politikën  një moment dhe vetëm të mendojë që na duhet ta kapim dhe mos ta lëshojmë këtë shans.

Na duhet të fokusohemi tek ky shans dhe të bëhemi anëtar të BE. Është si të vësh mushkëri të reja dhe të vraposh me mundësi shumë herë më të madhe. Nuk mundet dot t’i lësh pa i vënë se ke ca politikëra në kokë. Me këtë vijnë jo vetëm 300 milionë euro, por edhe shumë programe ku ne sot nuk kemi akses sepse nuk jemi pjesë e asaj familje.

Mbështetemi si anëtar të rinj të familjes. Ata që janë më të mëdhenj kontribuojnë më shumë seç marrin në atë arkë, Gjermania, Franca etj sepse ju duhet territori i tregut të përbashkët. Ne do të bëhemi përfitues, që të forcohemi. Nuk mund ta humbim këtë shans."- tha Rama. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH